Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy thotë se SHBA ndryshon vazhdimisht kushtet e marrëveshjes për mineralet.
“Unë nuk do të shkoj në Uashington sepse nuk ka asnjë çështje në rendin e ditës”, tha Zelensky gjatë samitit në Paris.
Ai gjithashtu thotë se Uashingtoni po ndryshon “vazhdimisht” kushtet. “Por nuk do të doja të largohesha nga Shtetet e Bashkuara me ndjenjën se Ukraina është kundër tyre në përgjithësi, sepse ne kemi treguar vazhdimisht se po dërgojmë sinjale pozitive. Ne jemi pro bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, theksoi Zelensky.
Presidenti francez tha gjithashtu se kanë udhëzuar ministrat e jashtëm të koalicionit që të paraqesin propozime se si të monitorohet armëpushimi. Ata kanë tre javë kohë për t’i paraqitur ato. Përveç kësaj, Macron thotë se Britania dhe Franca do të dërgojnë një delegacion ushtarak në Ukrainë për të punuar me forcat e armatosura të Kievit për t’i ndihmuar ata të planifikojnë për të ardhmen.
“Ne kemi vendosur të ngarkojmë ministrat e jashtëm që të paraqesin brenda tre javësh propozime se si të monitorohet armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës. Përfundimet do të ndahen me Shtetet e Bashkuara”, tha presidenti francez.