Bota

SHBA tarifa dytësore ndaj Rusisë: Nuk dua ta bëj, por…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërcënuar Rusinë me tarifa dytësore.

Donald Trump dha detaje mbi afatin e tij të ri prej rreth ’10 ose 12 ditësh’ që Rusia të përfundojë luftën në Ukrainë.

“Do të ketë tarifa dytësore për Rusinë. Do ta shpall ndoshta sonte ose nesër, nuk ka arsye për të pritur. Do të ishin sanksione dhe ndoshta tarifa, tarifa dytësore”, tha Trump, ndërsa shtoi se ‘nuk dua ta bëj këtë gjë”. “Unë e dua popullin rus, janë njerëz të mrekullishëm”, tha ai.

Trump e përshkruan konfliktin si një “luftë vërtet të përgjakshme” dhe thotë se arritja e një marrëveshjeje do të ishte “e duhura”.

“Mendoj se diçka do të ndodhë. Duhet të ndodhë shumë shpejt, shumë njerëz po vdesin”, theksoi Trump.

Trump shtoi se konflikti është një luftë vërtetë e përgjakshme dhe se arritja e një marrëveshjeje do të ishte “logjikë e shëndoshë”. Ai ndërkohë, përjashton një bisedë tjetër mes tij dhe Vladimir Putin, duke shprehur sërish zhgënjimin ndaj këtij të fundit.

 “Nuk më intereson më të bisedoj me Putin. Ne Zhvilluam një bisedë shumë të sinqertë, por, bombardimet vazhduan sërish”, u shpreh Presidenti i SHBA.

Pak ditë më parë, Trump dha ultimatumin e parë ndaj Rusisë, e cila sipas tij kishte 50 ditë kohë të arrinte një marrëveshje për armëpushimin me Ukrainën. Deklarata e Trump afroi një takim në Stamboll javën e kaluar mes delegacioneve përkatëse, por armëpushimi duket ende larg.