Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, Gjatë një vizite në një punishte xhami në autostradën Tiranë – Durrës, bisedoi me një sipërmarrës, i cili e kishte nisur punën pa asnjë mbështetje nga shteti, madje edhe me skepticizmin fillestar të prindërve.
Këta të fundit, Shehaj i telefonoi vetë, për t’i pyetur se çfarë i thanë në fillim të biznesit:
“Babai i tha, mos u merr me pisllëqe, ndërsa unë i thashë vazhdo t’u bëftë mami, si të duash ti”,- ishte përgjigja që erdhi nga nëna e sipërmarrësit.
Por, sot prindërit e tij ishin krenarë që djali i tyre, ia kishte dalë me punë të ndershme. Shehaj u shpreh se vetëm nëpërmjet njerëzve të tillë që marrin iniciativën, ky vend mund të ecë përpara.
LEXO EDHE: Sondazhi i McLaughlin në Top Channel/ Ja si renditen Rama, Berisha e politikanët e tjerë!
Pjesë nga biseda:
Shehaj: Tani do marrim prindërit e tu dhe do t’i pyesim, çfarë menduat kur djali ju tha që do krijojë një biznes?
Sipërmarrësi: Babi më tha:Je gomar, nuk bën për këtë punë!
Shehaj: Tani jam këtu me djalin tënd, e pyeta se çfarë thanë prindërit?
Nëna: Mos u merr me atë punë, mos u merr me pisllëqe i tha, unë i thashë vazhdo t’u bëftë mami, si të të duash ti.
Shehaj: Besoj se tani je krenare për djalin, apo jo?
Nëna: Jam krenare që kam një djalë të tillë!
Sipërmarrësi: I mburret gjithë fshatit.
Shehaj: Duhet të jesh krenare sepse ky djali këtu, ju ka bërë krenarë ju, por ka bërë krenarë gjithë shqiptarët, sepse vetëm nëpërmjet njerëzve të tillë që marrin iniciativën, vetëm kështu ky vend mund të ecë përpara. “- theksoi Shehaj.