Shembet diga në Laosin juglindor, disa persona raportohen të vdekur, ndërsa qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur. Për pasojë, 6 fshatra u përmbytën dhe mbi 6 mijë vetë kanë mbetur pa shtëpi. Shkaku i shembjes së digës është ende i paqartë. Ndërtimi i saj nisi në 2013-ën dhe duhej të fillonte të gjeneronte energji këtë vit.