Jo të gjithë njerëzit janë të njëjtë kur bëhet fjalë për paratë. Disa shpenzojnë me zemër të hapur për veten dhe të tjerët, duke u gëzuar edhe për gjërat më të vogla. Por ka edhe nga ata që e shqyrtojnë me kujdes çdo faturë dhe rrallë herë e hapin kuletën – veçanërisht kur nuk është në dobi të tyre.
Ekspertët e astrologjisë sugjerojnë se mënyra se si e menaxhojmë financat lidhet ngushtë me shenjën tonë të horoskopit. Kursimi mund të jetë virtyt, por për disa shenja, kufiri mes kujdesit dhe koprracisë është shumë i hollë.
Ja cilat janë shenjat që njihen si më të kursyerat, ndonjëherë edhe më koprracët e Zodiakut:
Gaforrja
Nuk janë dorështrënguar, por parapëlqejnë rehatinë e shtëpisë. Në vend të shpenzimeve të kota, preferojnë qetësinë me një libër apo film. Kafen për të tjerët? Rrallëherë.
Bricjapi
Me një qasje të ftohtë dhe logjike ndaj parave, ata nuk shpenzojnë pa një qëllim të qartë. Janë praktikë dhe nuk e duan shpërdorimin.
Peshqit
Nuk janë koprracë në thelb, por shpesh nuk dinë ku shkojnë paratë e tyre. Bëjnë blerje impulsive dhe ndihmojnë të tjerët, por më pas ndihen të penduar kur shohin llogarinë në fund të muajit.
Virgjëresha
E njohur për përpikmërinë, kjo shenjë regjistron çdo shpenzim. Për të, kontrolli mbi financat është pjesë e disiplinës personale.
Akrepi
Nuk e ndajnë kollaj informacionin për financat, madje as me më të afërmit. Shpenzojnë vetëm kur janë të sigurt që investimi do u kthehet.
Demi
E duan luksin, por nuk janë entuziastë për të paguar. Nëse nuk u keni kthyer ndonjëherë kusurin, mos u çudisni – ata e mbajnë mend.
Nëse gjeni veten në këto përshkrime, mos u shqetësoni – të jesh i kujdesshëm me financat nuk është e keqe, por ndonjëherë ndarja e një kafeje me dikë mund të vlejë më shumë sesa çdo kursim.