Edhe njerëzit më të fuqishëm kanë momente pasigurie, por disa shenja të zodiakut përballen më shpesh me mungesë besimi në vetvete. Ata dyshojnë në aftësitë e tyre, vendimet që marrin dhe shpesh e krahasojnë veten me të tjerët, duke humbur kështu pjesë të rëndësishme të potencialit të tyre. Ky shqetësim i brendshëm ndikon jo vetëm në jetën personale, por edhe në marrëdhënie dhe vendimet profesionale. Njohja e këtyre tipareve mund t’i ndihmojë të ndërgjegjësohen dhe të punojnë për të forcuar besimin tek vetja.
GAFORRJA
Gaforrja është mjaft e kujdesshme dhe ka doza të mëdha pasigurie, kryesisht emocionale, gjë që e shtyn atë të lëvizë anash dhe të jetë vazhdimisht me antenat e hapura. Kjo veçori e personave që i përkasin shenjë së Gaforres është shpesh ajo që i rrëzon. Frika për t’u tradhtuar dhe lënduar është ajo që i bën ata të hezitojnë të bëjnë lëvizje dhe të humbasin mundësitë.
PESHQIT
Dihet që Peshqit janë ‘krijesa’ të brishta që kanë nevojë për mbrojtje dhe mbështetje, kur përballen me situata të vështira, sepse e humbasin atë dhe nuk dinë të reagojnë. Ata shpesh janë të kapluar nga dyshimi për veten, pesimizmi dhe në konfuzionin e tyre bëjnë zgjedhje të gabuara. Kjo është arsyeja pse ata kanë nevojë për dikë që t’i mbajë për dore, t’i rrisë moralin dhe t’i shtyjë të përpiqen jo vetëm të kapërcejnë problemin e tyre, por edhe të besojnë në veten e tyre dhe se meritojnë më të mirën.
BINJAKËT
Oh po! E megjithatë! Binjakët, për shkak të natyrës së tyre “të dyfishtë”, emocionale dhe logjike, shpesh janë të ndarë dhe të hutuar dhe nuk dinë se ku të drejtohen. Ata hezitojnë, dyshojnë, veçanërisht kur bëhet fjalë për “lidhjen” me njerëzit e tjerë dhe dëgjojnë mendjen dhe zemrën e tyre.