Aktualitet

Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, 2 të plagosur me thikë!

Disa adoleshentë në Shkodër, nxënës të një shkolle të mesme, sot u përfshinë në një konflikt ndërsa dy prej tyre, të moshës 18 vjeç, kanë mbetur të plagosur me thikë.

Të rinjtë janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe po marrin mjekim. Raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht, mësohet se ngjarja ndodhi në afërsi të tregut të Zadrales në qytetin verior, në afërsi të Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja.

Efektivët kanë identifikuar personat e përfshirë në këtë konflikt për motive të dobëta. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.