Aktualitet

Tragjike/ Humb jetën 15-vjeçari që u godit me thikë disa ditë më parë në Durrës!

Humb jetën 15-vjeçari Erjon Boba që u godit me thikë në Durrës disa ditë më parë!

Ngjarja 

Një 14-vjeçar në Durrës plagosi me thikë shokun e shkollës vetëm se ky i fundit i kërkoi sqarim se pse e shante e ofendonte. I plagosuri, 15-vjeç, nxënës i shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, në Durrës ishte në gjendje kritike, pasi thika e kishte kapur në zemër.

Jashtë kameras i ati, deklaronte më herët se nuk është momenti për të folur mbi konfliktin, pasi presin të përmirësohet shëndeti i djalit. Ndërkohë nuk kanë munguar vullnetarët që kanë dhuruar gjak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të së martës, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësojnë të dy nxënësit e përfshirë në konflikt.

Burimet policore thanë se sherri nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë. Dyshohet se 15-vjeçari i plagosur e kishte marrë në telefon autorin 14-vjecar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë.

Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve. Autori është vendosur në pranga nga policia, ndërsa të tjerët dhanë dëshmi në prani të psikologut. Policia vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.