Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së të miturit Martin Canit, në tetor 2024, një ngjarje që solli revoltën e qytetarëve dhe protesta.
Autori 15-vjeçar u shpall fajtor për dy vepra penale, vrasje në rrethana te tjera cilësuese ndaj Martin Canit, si edhe vrasje ne rrethana te tjera cilësuese mbetur në tentativë ndaj të miturit tjetër që mbeti i plagosur.
Autori është dënuar me 12 vite për vrasjen e Martinit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së të miturit tjetër, por ne bashkim të dënimeve përfundimisht u dënua me 16 vite heqje lirie.
Babai i Martin Canit tha se ky vendim është rreze drite për familjen e tij.
Tre ditë para se të vritej gjatë një sherri pas përfundimit të mësimit, Martin Cani dhe i dyshuari, kishin pasur një konflikt brenda shkollës, i cili në dukje u mbyll, por u ngelizhua edhe nga vetë oficerja e sigurisë së “Fan Nolit” duke mos u raportuar në drejtori apo tek prindërit e fëmijëve.
Skena tragjike e 18 nëntorit 2024 ndodhi pas mësimit. Ata u takuan jo shumë larg shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij.