Aktualitet

Sherr mes fqinjëve në Rrogozhinë, plagosen burrë e grua!

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Gosë të Rrogozhinës ku pas një konflikti mes fqinjve mbetën të plagosur Sami dhe Nadire Disha, burrë e grua. Ata u qëlluan me armë zjarri nga fqinji, i identifikuar si shtetasi Shpëtim Osma, i cili u vetëdorëzua në polici, por jo menjëherë.

Referuar informacioneve paraprake, konflikti mes palëve që i kanë shtëpitë pranë njëra-tjetrës nisi për motive banale dhe u përshkallëzua në përdorimin e armës.

Personat e plagosur u transportuan me urgjencë drejt spitalit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, por ende nuk ka të dhëna në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje e vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave.