Mesa duket ndjekësit e saj nuk janë aspak dakort që vogëlushja Stormi të mbajë vëthë dhe këtë e kanë vërtetuar më së miri komentet në fotot e fundit të Kylie Jenner.
Sipërmarrësja më e pasur në botë vendosi të ndajë me internetin disa foto të vajzës së saj Stormi e cila mbante për herë të parë vëthë të mëdhenj ku shkruhej emri i saj.
Edhe pse fotot ishin të adhurueshme, fansat e Kylie mendojnë se kjo është diçka shumë e rrezikshme. “A nuk është Stormi shumë e vogël për vëthë kaq të mëdhenj? Do ishte shumë e lehtë për të që t’i kapte dhe t’i shkulte” -shkruan një ndjekës.
“Përse kjo 2-vjeçare po mban vëthë të tillë? O Zot lërini fëmijët të jenë fëmijë” -shkruan dikush tjetër i irrituar.