Shia LaBeouf ka zbuluar se tre aktorë të famshëm të Hollivudit; Mel Gibson, Sean Penn dhe Josh Brolin kanë luajtur rol kyç në rrugën e tij drejt kthjellimit dhe shpëtimit personal. Në një intervistë për The Hollywood Reporter, aktori 38-vjeçar tha se ata e ndihmuan të kapërcejë një periudhë të errët në jetën e tij, pas akuzave të rënda për abuzim nga ish-e dashura, FKA Twigs. Ai theksoi se e ndien veten me fat që ka ende mundësi të punojë në projekte të mëdha, si filmi i ri Henry Johnson i David Mamet, që shënon rikthimin e tij në kinema.
LaBeouf tregon se Gibson u bë një mbështetje shpirtërore për të, pasi e prezantoi me shërbesat fetare katolike. “Ai më mbajti dorën kur isha në fundin tim”-tha ai. Po ashtu, Penn dhe Brolin ishin aty për ta inkurajuar dhe udhëzuar, duke e ndihmuar të qëndrojë esëll. “Më ndihmuan të mbijetoj”-tha aktori, i cili tani synon ta përkushtojë jetën e tij rehabilitimit dhe përmirësimit personal.
“Shpresoj që gjithë pjesa tjetër e jetës sime të jetë për të rregulluar gjërat”-shtoi ai me mirënjohje. Shia LaBeouf ka qenë disa herë në telashe me ligjin, është akuzuar për abuzim nga ish-partnerja e tij por ka vendosur të ndryshojë stilin e jetës. Së fundmi aktori është pritur në Kishën Katolike nga peshkopi i Winona-Rochester, Minesota, Robert Barron.