Për ditën e sotme, 26 janar, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, SHMU, prej orëve të para të 24-orëshit e deri në të mesditës, me vranësira mesatare deri të dendura dhe shira. Pas mesdite, me vranësira, si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Reshjet e shiut me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në periudha afatshkurtra, bëhen në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës ka shira të dobët dhe lokalë, sidomos përgjatë relieveve malore.
Në Alpe, në verilindje mbi 700-800 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër bie dëborë me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Shikim i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era fryn me drejtim juglindje – lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, me shpejtësi deri në 14 m/s. Deti është me valëzim të forcës 2-3 ballë.