Autoritetet detare njoftojnë përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës dhe në det të hapur, sot e nesër. Për këtë arsye, ndalohet pajisja me leje nisjeje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës, deri në orën 06:00 të datës 27 mars.
Autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.
Ndërkohë, anija pasagjere e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka anuluar lundrimin dhe mbërritjen në Portin e Vlorës për datën 26 mars, ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve të tyre.
Përmirësimi i situatës pritet pas orës 06:00 të datës 27 mars, kur mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të mund të rifillojnë aktivitetin.