Aktualitet

Shiste lëndë narkotike në afërsi të një shkolle, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë!

Policia e Vlorës ka evidentuar dhe goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave, po në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli” e që është shrirë në të gjithë territorin e vendit tonë.

Uniformat blu kapën e po ashtu vunë në pranga autorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe kanë sekuestruar plot 50 doza lënde narkotike të llojit cannabis sativa, të gatshme për shitje. Në pranga ra një shtetas 25-vjeçar, banues në qytetin bregdetar jugor.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave të qytetit të Vlorës e kryesisht në afërsi të universitetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit njoftoi sot se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në afërsi të universitetit, në lagjen “Pavarësia”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E.K., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në 50 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave të qytetit, kryesisht pranë universitetit.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.