Aktualitet

Shitjet online rrezikojnë dyqanet tradicionale

Gjatë dekadës së ardhshme, gati gjysma e të gjithë blerjeve do të kryhen online. Parashikimi i bërë nga Retail Economics e shton akoma edhe më shumë presionin mbi shitësit tradicionalë, që po përpiqen të përshtaten me rritjen e tregtisë dixhitale. Deri në vitin 2028, gjeneratat e rritura me internetin do t’i afrohen të 50-ve, çka nënkupton sipas hulumtuesve se ata do të përbejnë gjysmën e popullsisë së rritur.