Dy persona u arrestuan në flagrancë nga Policia në Shkodër, pasi tentuan të grabisnin një banesë dhe u përleshën fizikisht me pronarin e saj. Në pranga ranë shtetasit Pllumb Kolbuçaj e Abdullah Hardhiçaj, të moshave 45 dhe 53-vjeç. Në momentin e arrestimit ju gjetën maska, doreza, si dhe një levë hekuri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Një 62-vjeçar mori dëmtime fizike, por është jashtë rreziku për jetën.