Aktualitet

Shkodër, vritet me armë zjarri një 31-vjeçar

Gjendet një person i pajetë në lagjen Livadhe, në periferi të qytetit të Shkodrës. Bëhet fjalë për shtetasin Arjan Ferracaku, 31-vjeç, i cili dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri. Shumë pranë trupit të viktimës, është gjetur edhe një automjet i djegur. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.