Arrin në 60 numri i viktimave nga zjarret masive në Athinë, ndërsa mbi 100 persona rezultojnë të zhdukur. Korrespondenti ynë në Greqi, Artur Bibe thotë se dyshohet se mes atyre që kanë humbur jetën mund të ketë dhe 3 apo 4 shqiptarë, por nuk ka konfirmime zyrtare. Ndërkaq, pjesa më e madhe e viktimave janë nga zona Mati. Kryeministri grek Cipras ndërpreu vizitën në Bosnje dhe foli për zjarrvënie të qëllimshme. Në ndihmë të zjarrfikësve grekë kanë ardhur forca nga Izraeli, Turqia, Maqedonia, si dhe ngha Mekanizmi Europian i Ndihmës Kundër Fatkeqësive Natyrore.