Horoskopi Lifestyle

Shoferët e tmerrshëm të Zodiakut janë…

Ngarja e makinës është diçka që do zotësi dhe përqëndrim. Të gjithë mund ta mësojnë makinën sigurisht, por janë disa që janë shoferë të lindur e disa të tjerë që nuk ia ka idenë aspak ngarjes së makinës.

Dashi

Dashi është një shofer i tmerrshëm. Kjo shenjë impulsive dhe kokëfortë nuk i jep aspak mirë makinës, pasi fiksohet dhe nuk përqëndrohet të rregullat që duhet të ndjekë. Edhe nëse nuk ka aspak trafik në rrugë, përsëri kjo shenjë e horoskopit rrezikon të bëjë aksident.

Shigjetari

Një tjetër shofer impulsiv është shigjetari. Një shigjetar nuk di të ngasë mirë makinën, siç nuk di të parkojë lehtësisht gjithashtu. Problemi kryesor me një shigjetar, është se ka dëshirë shpejtësinë dhe është një shofer i paduruar.

Gaforrja

Ndryshe nga shigjetari, një gaforre nuk ka qejf shpejtësinë, por është një shofer shumë i ngadaltë. Kjo ndodh sepse ai është shumë kurioz, dhe ecën ngadalë që të zbulojë gjithçka në rrugë. Një gaforre mund të vonohet shumë për të mbërritur në destinacionin e duhur, pasi gjatë gjithë rrugës hutohet dhe shikon vërdallë.