Liqeni i Farkës u shndërrua sot në mikpritësin e “Triathlon”-it, sportit që bashkon në një garë të vetme, notin, çiklizmin e vrapin dhe që për herë të parë, u zhvillua në Tiranë. Mes pjesëmarrësve, sportistë profesionistë e amatorë, vendin e parë për femra e zuri Jelena Tomaseviç, ndërsa për meshkuj, Strahinja Trakiç. Kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se “Falë aktiviteteve të tilla sportive e kulturore të organizuara në kryeqytet, mediat prestigjoze ndërkombëtare e rendisin Tiranën, si një ndër 10 qytetet më të mirë për t’u vizituar në Europë”.