Bota Botë e Çuditshme

Shpallet në kërkim ariu, shkakton dëme të rënda në 40 shtëpi!

Një ari i zi i quajtur “Hank the Tank” po kërkohet nga policia e Kalifornisë për “cënimin e privatësisë” në dhjetëra shtëpi në një lagje të Lake Tahoe që nga vera e kaluar. Ariu i zi peshon 227 kg, shumë më tepër se ariu mesatar dhe duket se e ka “anashkaluar” letargjinë në dimër për shkak të furnizimit të mjaftueshëm me ushqim. Grupet e kafshëve të egra po bëjnë thirrje që ai të vendoset në një vend të sigurt dhe jo të vritet.

Zëdhënësi i Departamentit të Kafshëve të Egra në Kaliforni, Peter Tira tha se:

Ariu është mësuar të përdorë madhësinë dhe forcën e tij për të hyrë me forcë në shtëpi.

Gjithashtu i kurorëzuar si “Mbreti Henri” në shtyp, Hank është lehtësisht i identifikueshëm për shkak të madhësisë së tij.

Zyrtarët kanë marrë më shumë se 150 telefonata për Hank. Ai ka hyrë në gati 40 shtëpi, duke shkaktuar dëme të rënda, vetëm në gjashtë muajt e fundit. Ju sjellim në vëmendje, se para disa kohësh një politikan në Lindjen e Largët të Rusisë ka pranuar se ka vrarë një njeri për të cilin ai thotë se e ngatërroi me një ari ngjyrë kafe. Milioneri 55-vjeç Igor Redkin, tha në një deklaratë për mediat ruse se kishte dëgjuar se kishte një ari në vendgrumbullimin e plehrave në fshatin Ozernovsky në Kamchatka.

Duke dashur ta trembë kafshën, ai gjuajti me armë, por më vonë mësoi se një banor vendas ishte plagosur në zonë në të njëjtën kohë. 30-vjeçari që u qëllua mbeti i plagosur dhe më pas vdiq në spital. Një çështje penale u hap ndaj politikantit rus. Redkin është bashkëpronar i disa bizneseve të mëdha në gadishullin Kamchatka dhe është përshkruar si një nga zyrtarët më të pasur publikë të Rusisë.