Design

Shpallet ngjyra e vitit 2026, do të pushtojë modën dhe jo vetëm!

Pantone, kompania që zhvilloi sistemin e standardizimit të ngjyrave në dizajn grafik, modë, shtyp, industri dhe fusha të tjera, zyrtarisht ka publikuar zgjedhjen e saj për ngjyrën e vitit 2026. Ngjyra Pantone për vitin 2026 është e bardha, ose siç quhet nga Instituti: Cloud Dancer (Valltarja e Reve). Pantone Color Institute e përshkruan atë si një “të bardhë valëzuese dhe të ekuilibruar”. Ngjyra e bardhë është akromatike; teknikisht nuk konsiderohet “ngjyrë” në kuptimin spektral. Edhe pse përfaqëson mungesën e pigmentit, në kuptimin optik ajo është kombinimi i të gjitha ngjyrave të dukshme të spektrit.

Zgjedhja konsiderohet deri diku kontroverse. Zgjedhja mbështetet në kërkime të tregut dhe në vlerësimet e studiuesve të ngjyrave në Pantone Color Institute, i cili ofron edhe shërbime të parashikimit të trendeve dhe konsulencës. “Pantone 11-4201 Cloud Dancer është një nuancë diskrete që sjell qartësi. Kakofonia që na rrethon është bërë e rëndë dhe e bezdisshme, duke e vështirësuar dëgjimin e zërit tonë të brendshëm. Si një deklaratë e vetëdijshme e thjeshtësimit, Cloud Dancer përforcon fokusin tonë duke na liruar nga shpërqendrimet që krijojnë faktorët e jashtëm.

Argumenti është se kjo ngjyrë përfaqëson nevojën kolektive për qetësi, por a është qetësia ajo që vërtet kërkojmë sot? Fjala duket si një term i ngarkuar, ndoshta edhe i pasaktë, për paqen dhe zgjidhjen e konflikteve që na rrethojnë”, ka deklaruar drejtoresha ekzekutive e Institutit. Pantone nuk ka zgjedhur të bardhën si ngjyrë të vitit që nga viti 1999. Në vitin 2016, Pantone zgjodhi quartz-in roze si një nga dy ngjyrat e vitit. Kjo nuancë u bë shumë e njohur më vonë me emrin Millennial Pink.