Showbiz

Shpërthen në lot gjatë koncertit, Rita Ora kujton me mall Avicii-n

Ajo ishte duke dhënë një koncert në Stockholm mbrëmjen e kaluar kur shpërtheu në lot gjatë performancës live.

Këngëtarja e famshme Rita Ora kujtoi dj dhe producentin e ndjerë Avicii i cili ndërroi jetë pak kohë pasi bashkëpunimi i tyre “Lonely Together” ishte publikuar.

Koncerti i cili kishte mbi 60.000 persona u zhvillua për të mbledhur para për njerëzit në industrinë e muzikës e jo vetëm që vuajnë nga ankthi, depresioni apo probleme të tjera mendore.

Rita Ora u bë bashkë me familjen e Avicii për të organizuar këtë shfaqje madhështore.