Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në kryeqytet! (DETAJET)

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në Tiranë, konkretisht në rrugën “Ramazan Gaxherri”. Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur në ambientet e jashtme të një lokali të mbyllur, në pronësi të 44- vjeçarit me iniciale S.H.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”.