Një shpërthim u regjistrua në Kamëz, ku një sasi e vogël lëndë plasëse shpërtheu në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi në bulevardin “Nënë Tereza”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:40 të mëngjesit e për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale, jo të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, që kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.
Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ndërsa mbetet ende i paqartë motivi i shpërthimit.