Sport

Shqiponja që çmendi Serbinë, proces disiplinor ndaj Manajt?

Rey Manaj është kthyer në një hero për çdo tifoz kuqezi në të gjithë botën, kjo është pak por e sigurt. Perla e tij ndaj Serbisë na dhuroi një fitore historike e cila do të kujtohet gjatë. Pesha dhe emocioni ishte i madh dhe i pritshëm, me Manaj që nuk e mendoi dy herë por festoi ashtu siç i ka hije çdo shqiptari, me shqiponjën dy krenare.

LEXO EDHE: Nëntori i zjarrtë kuqezi! Ja si Shqipëria siguron vendin e dytë!
Ashtu siç pritej, gjyqtari i takimit e ndëshkoi me karton të verdhë, por siç u shpreh edhe vetë Manaj pas ndeshjes, edhe 100 të shënonte, sërish do të festonte me shqiponjë. Për çdo tifoz kuqezi, për çdo tifoz shqiptar, festa me shqiponjë është diçka normale, natyrale, fundja është simboli ynë kombëtar, por jo për FIFA-n që e konsideron shkelje të rregullores.

LEXO EDHE: Pas festës për fitoren në Serbi, Kombëtarja i futet punës për miqësoren ndaj Jordanisë!

Sipas artikullit të 14, ndaj Manaj pritet të hapet një proces disiplinor, me sulmuesin kuqezi që mund të ndëshkohet nga FIFA. Në raste të tilla, ndëshkimi varion nga një ndeshje pezullim, por mund të shkojë deri në 10 ndeshje pezull, plus gjobë, nëse FIFA e vlerëson shqiponjën dhe gjestin e Manajt si sjellje fyese dhe denigruese mbi baza raciste.

Cili do të jetë vendimi, ai gol dhe për më tepër mënyra e festimit ishte gjëja më e bukur e asaj mbrëmje, diçka që në zyrat e FIFA nuk perceptohet.