Shqipëria mori rezultat historik ndaj Serbisë. Fitorja erdhi nga goli i Rei Manajt dhe mban gjallë shpresat për kualifikimin në Botërorit 2026.
Beteja mes dy përfaqësueseve vijon për vendin e dytë që të dërgon në “play-off”. Aktualisht skuadra e Silvinjos ka një ndeshje më shumë të luajtur, ndërsa numëron 4 pikë më tepër.
Shqipëria do të luajë dy ndeshje në nëntor. E para me Andorrën në transfertë, ndërsa Anglinë e pret në “Air Albania” për të mbyllur ndeshjet e Grupit K.
Serbia ndërkohë luan më 14 tetor në transfertën e Andorrës, (ka një ndeshje më pak të luajtur). Skuadra mike udhëton e dërrmuar psikologjikisht, me një trajner të emëruar me urgjencë (Mirkoviç) dhe me 5 mungesa (bëhet fjalë për Nikola Milenkovic, Luka Jovic, Predrag Rajkovic, Andrija Živkovic dhe Dragan Rosic).
Duket e pamundur, por serbët mund të na e “dhurojnë” që të martën vendin e dytë (ndonëse jo matematikisht), nëse nuk fitojnë. Në këtë rast, në ndeshjen e parafundit na duhet thjesht të arrijmë ndaj Andorrës, të njëjtin rezultat që serbë arrijnë ndaj Anglisë atë ditë, pra mund të na mjaftojë edhe barazimi apo humbja. Distanca do të mbetej 4 ose 3 pikë, me një ndeshje të mbetur.
Nëntori për serbët ka rezervuar transfertën ndaj Anglisë dhe takimin në shtëpi me Letoninë.
Nëse Serbia e mund Andorrën pas dy ditësh, Shqipëria ka një “match point” tjetër më 13 nëntor, kur kuqezinjtë luajnë në transfertë ndaj Andorrës, Serbia në transfertë ndaj Anglisë. Kuqezinjtë do të kishin avantazhin e vetëm 1 pike, por nëse fitojmë ndeshjen tonë dhe Anglia mund apo barazon me Serbinë, vendi i dytë është i yni.
Në rastin më të keq, kur Serbia merr pikë në Angli dhe ne nuk marrim fitoren në Andorra, gjithçka vendoset më 16 nëntor, por në këtë rast do të jemi në dorë të Anglisë! Një pikë me “Luanët” nuk do të mjaftojë, sepse Serbët luajnë në shtëpi me Letoninë. Anglia mund të vendosë se cila skuadër do ta ndjekë! Por këtë do ta kemi të qartë që më 13 nëntor, kur shpresojmë të shohim një Angli “Fair Play”, gjithmonë nëse Serbët marrin 3 pikë përballë Andorrës të martën!
AXHENDA E SHQIPËRISË
13 nëntor
Andorrë – Shqipëri, 20:45
16 nëntor
Shqipëri – Angli, ora 18:00
AXHENDA E SERBISË
14 tetor
Andorrë – Serbi, ora 20:45
13 nëntor
Angli – Serbi, ora 20:45
16 nëntor
Serbi – Letoni, ora 18:00