Në kryeqytetin britanik janë organizuar festimet më të mëdha nga shqiptarët për 74-vjetorin e Çlirimit. Në Londër mori jetë “Java Shqiptare në Britani”, të cilës iu bashkua edhe ambasada shqiptare. Ndërkohë që rritet nga viti në vit numri i komunave londineze që ngrenë flamurin kuqezi me rastin e festave shqiptare.