Auto & Moto

Shtatë stacione karikimi të Tesla-s përfshihen nga flakët!

Në shtetin e New England në Shtetet e Bashkuara, të paktën shtatë stacione karikimi ishin përfshirë nga flakët dhe tymi i zi ngrihej nga stacionet e vendosura në një qendër tregtare në Littleton. Dikush kishte vënë zjarr në stacionet e karikimit dhe shërbimet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, duke arritur ta shuanin zjarrin, por dëmet ishin të mëdha. Policia e Littletonit tashmë ka nisur një hetim për zjarrvënie të qëllimshme.

Megjithatë, sipas një postimi të Teslës në X, në atë kohë nuk kishte makina të lidhura me karikuesit, gjë që tregon se dikush e ka ndezur qëllimisht stacionin. Tesla gjithashtu deklaroi se stacioni do të jetë sërish funksional brenda 48 orëve. Në platformën X, shumë përdorues të indinjuar shprehën shqetësimin e tyre, duke thënë se kjo prek jo vetëm pronarët e Teslës, por edhe drejtuesit e tjerë të makinave elektrike. Ndër të tjera, është ofruar një shpërblim prej 5000 dollarësh për këdo që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit.

Ky është sulmi i tretë i dyshimtë ndaj Teslës në një periudhë të shkurtër kohore. Në Colorado, më herët gjatë kësaj jave, një burrë u arrestua me lëndë djegëse pranë një përfaqësie të Teslës, ndërsa në Francë, të paktën dhjetëra makina Tesla u dogjën në një qendër shërbimi. Pas një faze testimi, Tesla më në fund zbuloi modelin Y të përditësuar në janar. Fillimisht i disponueshëm në vetëm ‘Launch Edition’, më shumë variante sapo janë shtuar në gamë duke ulur çmimin e SUV-it elektrik jashtëzakonisht të popullarizuar në 55 mijë dollarë. Vetura mund të arrijë shpejtësinë 96 km/h në vetëm 5.4 sekonda. Bëhet e i ditur se Tesla ka modifikuar shasinë e Modelit Y.