Pas një faze testimi, Tesla më në fund zbuloi modelin Y të përditësuar në janar. Fillimisht i disponueshëm në vetëm ‘Launch Edition’, më shumë variante sapo janë shtuar në gamë duke ulur çmimin e SUV-it elektrik jashtëzakonisht të popullarizuar në 55 mijë dollarë. Vetura mund të arrijë shpejtësinë 96 km/h në vetëm 5.4 sekonda. Bëhet e i ditur se Tesla ka modifikuar shasinë e Modelit Y.
Ai përfiton nga “suspensioni i rivendosur, duke ofruar trajtim të qetë, rehati të shtuar, drejtim më të përgjegjshëm dhe një udhëtim më të qetë”. Xhami akustik përreth, ashtu si ju merrni në Model 3 është standard në Modelin Y për të ndihmuar me një “udhëtim më të qetë”. Modeli Y ruan shpejtësinë e tij mbresëlënëse të karikimit deri në 250 kW, e bërë edhe më e lehtë nga rrjeti i gjerë i Supercharger-it të Tesla-s.
Sistemi i info-argëtimit në Y është më i fundit nga Tesla megjithëse ndodhet brenda të njëjtit ekran me prekje. Ndërsa një tjetër ekran i ri me prekje vjen për pasagjerët e pasmë. Me atë ekran pasagjerët jo vetëm që mund të kontrollojnë funksionet e klimës, por edhe mund të luajnë videolojëra në të. Janë në dispozicion pesë ngjyra Pearl White, Solid Black, Stealth Grey, Quicksilver dhe Ultra Red.
Prodhuesi i automjeteve elektrike Tesla pati rënie të shitjeve të makinave me 59% nga viti në vit në Gjermani muajin e kaluar, sipas Autoritetit Federal të Transportit Motorik të vendit. Tesla, prodhuesi më i madh në botë i EV, i cili ka fabrikën e vetme evropiane në Gjermani, regjistroi 1277 makina të reja në vend në janar. Kjo është shifra më e ulët mujore e parë që nga korriku 2021. Kjo vjen gjithashtu pavarësisht nga fakti se tregu më i gjerë i EV i Gjermanisë u rrit me 54% në janar, duke ulur pjesën e tregut të Tesla nga 14 në 4%.