Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Shtëpia jote është më “e zgjuar” se ty – dhe ndoshta po të spiunon!
Ke blerë një robot që pastron vetë? Urime, sapo i dhurove shtëpisë një sy që nuk shkëlqen vetëm atë , por detajet e jetës tënde. Ai të bën hartë të plotë të shtëpisë, e pastaj ia nis fotot… jo mamit, po serverave në kushedi ku. Nëse do të mos përfundosh në internet ndërkohë që je në tualet– mos e lër robotin vetëm në shtëpi!
TV? Kap 48 mijë screenshote në sekondë nga ç’po sheh. Pe Titanic për herë të 15-të? E di jo vetëm TV-ja, po edhe kompania e birrës që do të të shesë lotët në kanaçe?
Alexa, Google Home, frigoriferë me ekran… të gjithë dëgjojnë, shohin, ndajnë. Edhe AirFryer-i yt? Po, kërkon datëlindjen tënde. Që ta dijë kur të të skuqë më mirë!
Zgjidhja?
-Ndrysho fjalëkalimin.
-Aktivizo 2FA.
-Rregullo rrjetin e Wi-Fi.
-Mos ble gjë që s’kupton si funksionon ose shiko ndonje tutorial në YouTube.
Sepse ndonjë ditë, roboti pastrues do marrë thikën që s’i hoqe nga dyshemeja dhe… “Unë nuk mund ta bëj këtë, David” – dhe do e thotë me zë.