Aktualitet

Shuhet aktori Anastas Kristofori, Perikliu i “Pallatit 176”!

Arti shqiptar është në zi. Sot u mësua lajmi se ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare aktori i njohur Anastas Kristofori, i njohur për shumë role në teatër e kinematografi, ndërsa spikati për të Perikliut në komedinë e famshme “Pallati 176”. Në banesën e fundit do të përcillet nesër e mësohet se do të prehet në Vuno, fshatin e lindjes.

 

Jetëshkrimi:

Anastas Kristofori ka lindur më 28 nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970, fillon punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1971. Të shumtë do të jenë interpretimet e tij në skenën e këtij teatri duke i dhuruar një sërë intepretimesh të paharrueshme, si në dramat “Arturo Ui”,

Komunistët” apo komeditë “Prefekti”e “Pallati 176”, ku asnjë nuk e harron batutën e famshme: “Krushqi me Jovan Bregun, pu pu pu…”

https://www.youtube.com/watch?v=tMtzKhicfT8

Në kinematografi do të mbahet mend gjatë si një prej aktorëve në filmat: “Lulëkuqet mbi mure”, “Besa e kuqe”, “Tela për violinë”, “Stolat në park”.

“Misioni përtej detit”, etj.

https://www.youtube.com/watch?v=8F3_OYGoZ1g

Për meritat e tij artistike, Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.