Së fundmi, është bërë me dije se aktorja e njohur Farrah Forke ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga një mik i ngushtë i aktores për revistën ‘People’ duke thënë se ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Teksas, më 25 shkurt. Forke, e cila kishte luftuar në heshtje me kancerin gjatë viteve të fundit ishte e rrethuar nga më të dashurit e saj në ditën e vdekjes.

Në vend të luleve, familja e së ndjerës ka kërkuar që të bëhen donacione për Shoqatën Amerikane të Kancerit ose për një bamirësi që ata zgjedhin. Rikujtojmë se Farrah ka lindur në Corpus Christi, Teksas, në vitin 1968. Pasi filloi karrierën e aktrimit në “The Rocky Horror Picture Show”, ajo më vonë u zhvendos në New York, ku studioi në Institutin e Teatrit dhe Filmit ‘Lee Strasberg’.

Farrah bëri debutimin e saj në ekran në vitin 1991 në “Brain Twisters”. Roli më i dukshëm i aktores ishte si Alex Lambert në “Wings”. Forke la karrierën e aktrimit për të rritur binjakët e saj, Chuck dhe Wit.