Music

Shuhet në moshën 54-vjeçare ylli i “Dazed and Confused”, Nicky Katt!

Aktori amerikan Nicky Katt, i njohur për rolet e tij në filmat “Dazed and Confused” dhe “School of Rock”, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, John Sloss, për mediat amerikane. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur. Katt lindi më 11 maj 1970 në South Dakota dhe nisi karrierën si aktor fëmijë në vitet ’80, me paraqitje në seriale si “CHiPs” dhe “Fantasy Island”. Ai u bë i njohur për interpretimin e personazheve kompleksë dhe shpesh të errët, si në filmat “A Time to Kill”, “The Limey”, “Boiler Room” dhe “The Way of the Gun”.

Në televizion, ai spikati me rolin e mësuesit Harry Senate në serialin “Boston Public”. Aktori u tërhoq nga skena në vitin 2018, por mbetet i kujtuar për stilin e tij të veçantë dhe prezencën e fortë në ekran.