Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare aktorja Marlene Clark. Ylli i famshëm vdiq në shtëpinë e saj në Los Angeles në fillim të këtij muaji pas një karriere që zgjati mbi dekada. Lajmi për vdekjen u bë i ditur nga një prej mikeshave të saj të ngushta, Tamara Lynch.
Clark ishte më e njohur për paraqitjen në “Sanford and Son”, në filmin klasik horror “Ganja & Hess” dhe “Night of the Cobra Woman”. E lindur në vitin 1949, Clark bëri debutimin në showbiz si adoleshente në filmin “For The Love of Ivy”, duke u shfaqur në filma si “The Bill Cosby Show”, “Slaughter” dhe “Enter the Dragon”.
Paraqitja e saj e fundit si aktore erdhi në vitin 1988 në “Head of the Class”. Pasi u bë publik lajmi për vdekjen e saj të shumtë kanë qenë reagimet e fansave që shprehën ngushëllime.