Celebrities Gossip Showbiz

Shumë shpejt do të përfundojë divorci mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, po pasurinë si do ta ndajnë?

Pasi kaluan disa vite të mbushura me pasione dhe drama, historia e njohur e çiftit, Jennifer Looez dhe Ben Affleck, ka mbyllur një kapitull tjetër.

Gati 6 muaj pas momentit kur Jennifer kërkoi ndarjen nga Affleck, divorcimi i tyre është përfunduar tani plotësisht.

Çifti i njohur u pa së fundmi në shtëpinë e Ben Affleck në Los Anxhelos, ku u ribashkuan vetëm një ditë para se marrëveshja e divorcit të bëhej publike.

Sipas burimeve nga TMZ, divorci është arritur duke ruajtur pasuritë që secili prej tyre kishte para martesës dhe gjatë periudhës së bashkëjetesës. Në mesin e pasurive të ndara, Ben do të mbajë një pjesë të kompanisë së tij të prodhimit, Artists Equity, e krijuar më 2022 në bashkëpunim me Matt Damon, menjëherë pas ribashkimit me Jennifer Lopez.

Po ashtu, shtëpia luksoze që ata kishin blerë së bashku për 61 milionë dollarë në Los Angeles është vënë tashmë në shitje, dhe ende nuk ka informacion të saktë mbi marrëveshjen për pronën. Kushtet e divorcit do të mbeten konfidenciale.

Historia e dashurisë së Lopez dhe Affleck ka pasur shumë kthesa. Ata u takuan për herë të parë në vitin 2001 gjatë xhirimeve të filmit “Tough Love” dhe pas vetëm disa muajsh, u fejuan në nëntor të vitit 2002.

Megjithatë, dasma e tyre e planifikuar, u anulua në shtator të vitit 2003 dhe ata u ndanë në janar të vitit 2004.

Pasi kaluan më shumë se 17 vjet larg njëri-tjetrit, ata u ribashkuan në maj 2021 dhe u fejuan përsëri në prill 2022, duke u martuar në një ceremoni intime në Las Vegas në korrik të atij viti, dhe pas një muaji kishin edhe një festë më të madhe në Gjeorgji.

Pas dy vitesh martese, Jennifer Lopez vendosi të paraqiste kërkesën për divorc në prill të vitit 2024. Në fillim të nëntorit, ajo theksoi se ndjehej e gatshme për një “jetë të re”. Pas rreth një muaji, marrëveshja e divorcit do të finalizohet dhe bëhet zyrtare.