Health & Beauty Vitality Vibes | News

Si dizenjohet dhëmbi dhe për kë?! Niva Memo dhe Eneida Jotopulli tregojnë gjithçka…

Të ftuara këtë javë në emisioni “Vitality Vibes” kanë qenë Niva Memo dhe Eneida Jotopulli, të cilat kanë shpjeguar gjithçka në lidhje me kujdesin që ne duhet të kemi për dhëmbët tanë dhe jo vetëm kaq.

Kur Ilvi pyeti vajzat në lidhje me pjesë se si dizenjohet dhëmbi dhe për kë ato u përgjigjën duke thënë se:

Neve porosia na vjen gjithmonë nga mjeku. Nga mjeku merret një masë. Masa vjen në laborator, mund të merret në mënyrë manuale ose digjitale. Në laborator bëhet skanimi, nëse masa ka ardhur në mënyrë manuale dhe transferimi i informacionit kur masa ka ardhur në mënyrë digjitale. Kur them transferim i informacionit bëhet fjalë për nofullën e poshtme dhe të sipërme të pacientit. Të dhënat bazë sepse pastaj ka edhe të dhëna të tjera si mënyra që artikulon, si bën lëvizjet e gojës edhe gjithë informacionin. Format, nëse ka dhëmbë ekzistues ne duhet ti imitiojmë nuk mund të krijojmë diçka sipas dëshirës.