Celebrities Gossip Showbiz

Si e festoi Donald Trump Vitin e Ri? Kush ishin të pranishëm?

Pamje nga festa e Vitit të Ri, e mbajtur në shtëpinë e Donald Trump në Mar-a-Lago, është bërë virale pas shpërndarjes nga djali i tij, Donald Trump Jr.

Në imazhet e postuara, Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve duket duke kërcyer me këngën e famshme “YMCA” në stilin e tij karakteristik, një moment që ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve në rrjetet sociale.

Përkrah Trump qëndron bashkëshortja e tij, Melania, e cila është e veshur me një fustan të zi dhe duket se po ndiqte ngadalë ritmin e muzikës. Gjithashtu, ai ishte i rrethuar nga miqtë dhe anëtarët e familjes, përfshirë djalin e tij, Donald Jr., dhe partneren e tij të re, Bettina Anderson.

Një tjetër figurë e njohur e pranishme në këtë ngjarje ishte Elon Musk, i cili erdhi në festë me djalin e tij, X, dhe nënën e tij, May. Musk u pa duke mbajtur djalin e tij mbi supe para gazetarëve.

Gjatë natës, disa personalitete të tjera të njohura ishin gjithashtu të pranishëm, përfshirë nënkryetarin e zgjedhur J.D. Vance dhe gruan e tij Usha, Roger Stone, bashkëpunëtor i ngushtë i Trump, si dhe avokaten Alina Haba.

Në tapetin e kuq para mbërritjes së Trump, ishin gjithashtu Eric Trump dhe Tiffany Trump, të shoqëruar nga partnerët e tyre, përfshirë ish-kryetaren e Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane, Lara Trump, e cila këndoi këngën “I Won’t Back Down” të Tom Petty.