Celebrities Film & Tv Gossip

Si e ka përjetuar Angelina Jolie dhe Brad Pitt divorcin?! Zbulohen detaje të reja, pasi aktori rrëfehet për herë të parë…

Tashmë kanë kaluar tetë vite me mosmarrëveshje ligjore të gjata dhe detaje të shumta të bëra publike për ndarjen e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, por së fundmi aktori i njohur ka vendosur që të flasë për herë të parë për divorcin, i cili u finalizua në dhjetor të vitit 2024. Në një intervistë për GQ, botuar më 28 maj, aktori 61-vjeçar e ka cilësuar çështjen si diçka të zakonshme, duke thënë:

Nuk mendoj se ishte ndonjë gjë aq e madhe. Ishte thjesht diçka që erdhi në fund. Ligjërisht.

Ndarja e Pitt dhe Jolie, të cilët kanë gjashtë fëmijë, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox e Vivienne, ka qenë në qendër të medias që nga momenti kur ajo kërkoi divorc në vitin 2016, disa ditë pas një përplasjeje fizike në një fluturim privat. Jolie akuzoi për sjellje abuzive, megjithatë, pas disa hetimesh, nuk u ngritën akuza apo u ndërmor veprim ligjor.

Sot thuhet se Pitt është në paqe. Pavarësisht se ekipi i tij nuk ka komentuar publikisht për marrëveshjen, një burim afër aktorit ka deklaruar se ai ndihet “i lumtur që divorci tani është një gjë e kaluar” dhe se marrëdhënia e tij me Ines de Ramon, me të cilën është në një lidhje që prej vitit 2022, po shkon mirë.

Sa i përket Jolie, avokati i saj konfirmoi se aktorja është fokusuar në shërimin personal dhe atë familjar.

Angelina është e lodhur, por e lehtësuar që ky kapitull ka mbaruar. 

Pitt gjithashtu ka reflektuar mbi vëmendjen e vazhdueshme mediatike ndaj jetës së tij private, duke u shprehur se:

Jeta ime personale është gjithmonë në lajme, për 30 vjet. Ose ndonjë version i jetës sime personale…

Megjithatë, ai thotë se jeta e tij aktuale është “e kontrolluar dhe e sigurt” me ata që do. Ndërkohë që ky kapitull i gjatë mbyllet, aktori po përqendrohet në karrierën e tij. Filmi i tij i ri, “F1”, ku ai luan një shofer Formula 1 përkrah Damson Idris, do të shfaqet më 27 qershor dhe përfaqëson një fillim të ri profesional.