Ylli 37-vjeçar, e cila është aktualisht shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, thuhet se është thellësisht e prekur nga kjo humbje, pavarësisht marrëdhënieve të ndërlikuara që kishte pasur me të në të kaluarën.
Sipas një burimi për “Daily Mail”, ndarja nga jeta e të atit “e ka goditur fort” Rihannën, e cila kishte riforcuar raportin me babanë kohët e fundit.
Pavarësisht gjithçkaje që kanë kaluar mes tyre ndër vite, ata arritën të rilidhnin si baba e bijë para vdekjes së tij
Ronald Fenty ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare në Los Angeles, pas një sëmundjeje të shkurtër.
Lajmi i humbjes ka prekur fansat dhe ndjekësit e Rihannës në mbarë botën, të cilët i kanë shprehur mbështetje në rrjetet sociale.
Krahas dhimbjes për humbjen e të atit, artistja nga Barbados po përballet edhe me sfida të tjera personale.
Shtatzënia dhe situata ligjore e partnerit të saj, reperit ASAP Rocky, kanë shtuar barrën emocionale në këtë periudhë të ndjeshme.
Të afërm të saj bëjnë të ditur se këngëtarja po përpiqet të qëndrojë e fortë për fëmijët dhe familjen e saj, ndërsa i kushton vëmendje kujdesit për veten në këtë fazë të rëndësishme të jetës.