Aktualitet

Si është moti sot? Njihuni me parashikimin e kësaj dite!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti mbetet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, si edhe me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonat veriore e lindore.

Era fryn me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, me shpejtësi deri në 14 m/s, shoqëruar me valëzimin në det 1-2 ballë. Temperaturat variojnë në vlerat nga minus 3 në 17 gradë Celsius.