Celebrities Live From Tirana

Si ka qenë pozicionimi i personazheve të famshëm në “Social Top 5” këtë javë?!

Çdo ditë të premte gjithmonë ka një rubrikë në emisionin “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5”. Një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Nuk ka si të mungojë kjo rubrikë e cila na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ne ju njohim me ecurinë e ndjekësve në rrjetin social Instagram në llogaritë e personazheve të njohur brenda shtatë ditëve. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

Personazhet shqiptarë:

5. Moderatorja Arbana Osmani këtë javë ka shtuar 2 mijë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram.

4. Në vend të katërt ndodhet ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira e cila këtë javë ka shtuar 12 mijë ndjekës.

3. Ronela Hajati është renditur në vendin e tretë për këtë javë. Teksa vazhdon turi i saj sa i takon Eurovizionit, ajo ka shtuar 15 mijë ndjekës.

2. Dojna Mema, e cila ka njoftuar se është në pritje të ëmbël me partnerin e saj, kantautorin Vlashent Sata, është rritur me 21 mijë ndjekës.

1. Në vend të parë ndodhet modelja e njohur Kristina Baki, e cila këtë javë ka shtuar 22 mijë ndjekës. Para pak ditësh ajo njoftoi dhe se ishte shtatzënë dhe mbase ky lajm i ka pëlqyer shumë fansave.

Personazhet e huaj:

5. Robert Pattinson, apo Batman-i i ri, ka shtuar 13 mijë ndjekës në Instagram.

4. Në vend të katërt është aktorja Zoë Kravitz, e cila ka shtuar 1.6 milionë ndjekës.

3. Modelja Bella Hadid që shkëlqeu në pasarelën e saj të fundit të Balenciaga, ka shtuar 2 milion ndjekës.

2. Këngëtari i njohur Maluma i cili me datë 14 Mars do të mbajë koncert në Tiranë, këtë javë në rrjetin e saj social Instagram ka shtuar 2.9 milion ndjekës.

1. Në vend të parë ndodhet Kim Kardashian e cila këtë javë ka shtuar 4 milion ndjekës në Instagram.