Politikë Zgjedhjet 2025

Si në “Big Brother”/ Surpriza nga ajri për Ramën, kryeministri: Po, po! Ky është Alketi! Ka që në ’91 që e sheh Shqipërinë nga lart

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë pasdite në një takim përmbyllës elektoral në Berat, ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të këtij qyteti në 11 maj.

Ndërsa fliste para mbështetësve të tij, Ramës i erdhi një surprizë nga ajri, njëjti si banorëve të Big Brother kur dronët vinin në oborr për t’u treguar mbështetje.

Rama u ndal dhe buzëqeshi duke thënë se ai është Alket Islami, dhe se ka prej vitit 1991 që e sheh Shqipërinë nga lart dhe është dëshmues i ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në vend.

LEXO EDHE:  Rama: Kuçova është transformuar falë punës së PS-së, mandati i katërt për anëtarësimin në Bashkimin Europian

“Po, po! Ky është Alket Islami, ky është prova e sigurt e ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur se ka që në ‘91 që e sheh Shqipërinë nga lart dhe duke e parë Shqipërinë nga lart është bërë një mbështetës i paepur i PS. Dhe më çon mua herë pas here foto nga lart dhe më thotë ‘a sikur të mund t’i merrja ca nga këta që flasin në tv të shohin nga lart Shqipërinë, sesi ndryshon në mënyrë marramendëse’”, tha Rama.

Nga takimi elektoral, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama iu përgjigj kritikave se ‘PS ka gjysmën e qeverisë në burg”.

Rama tha se personat që kanë probleme me qeverinë janë të mandateve të kaluara, por tha se ndihet krenar që drejtësia ka goditur majtas e djathtas.

“I dëgjoni kur thonë ça mandati kërkojnë këta kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ata që janë para drejtësisë kanë qenë pjesë e mandateve të mëparshme. Edhe sikur të ishin, është kjo një arsye që të ulim kokën apo arsye për të qenë krenarë. U thamë na jepni drejtimin për një drejtësi që godet majtas e djathtas, do isha kokulur nëse nuk do kishim një drejtësi që nuk do të hynte në oborrin e shtëpisë sonë. Nga dritarja vriteshin protestues të pafajshëm, dilte i klithtë prokurores së përgjithshme ‘lavire bulevardi’. Shqipëria sot është një hap larg BE. Është fakt që sot jemi te dera së bashku me Malin e Zi”-tha Rama.