Duket se Arabia Saudite ka bërë çdo gjë të imagjinueshme, që Donald Trump të ndihet si në shtëpi gjatë udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme. Me sa duket, kjo përfshin edhe ofrimin e një kamioni të McDonald’s, nëse presidenti amerikan nuk mund të shkojë në njërën nga qindra degët ekzistuese në vend. Trump është i njohur për dashurinë e tij për ushqimin e shpejtë, madje duke veshur një përparëse dhe duke u shërbyer klientëve në një McDonald’s në Pensilvani gjatë fushatës së tij zgjedhore.
Yes, it’s a mobile @McDonalds here in Riyadh. pic.twitter.com/Y6T2EBDbQf
— Mordechai Wagenheim (@Mike_Wagenheim) May 13, 2025
Arabia Saudite u kujdes që pothuajse asgjë të mos i mungojë nga vendlindja e tij duke krijuar një ambient sipas dëshirës së tij. Në një video amatore, shihet kamionit i McDonald’s i vendosur në qendër të Riadit, ku po qëndron presidenti amerikan. Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka ‘përveshur mëngët’ së fundmi duke skuqur patate për klientët, gjatë një vizite në McDonald’s, Pensilvani. Ish-presidenti u ndal në një nga ekskluzivitetet e zinxhirit të ushqimit të shpejtë në Pensilvani ku ndërroi xhaketën e kostumit me një përparëse për të punuar si skuqës patatesh. Ai më vonë u dha klientëve ushqim përmes dritares së restorantit, duke u thënë atyre se e kishte përgatitur vetë dhe se gjithçka ishte e paguar.
Ndërkaq, kompania McDonald’s ka njoftuar se 29 punonjës janë shkarkuar gjatë 12 muajve të fundit pas akuzave për abuzim. Në një deklaratë, kompania tha se hetimet kishin zbuluar që disa punonjës të kompanisë kishin shkelur politikat e saj të sjelljes dhe etikës, duke abuzuar seksualisht me punonjës të tjerë ose klientë. McDonald’s është angazhuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të respektueshëm për të gjithë punonjësit dhe klientët e saj, dhe tha se do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të siguruar që ngjarje të tilla të mos ndodhin sërisht. Kompania ka marrë masa për të forcuar politikat e saj të brendshme dhe do të realizojë trajnime të vazhdueshme për të gjithë punonjësit, në mënyrë që të parandalohet çdo formë abuzimi dhe keqtrajtimi.