Celebrities Gossip Showbiz

Si një fanse e zjarrtë e tij, Victoria Beckham vesh trikon me foton e Kanye West!

Victoria Beckham ka zbuluar se është një fanse e fshehtë e Kanye West, pasi ka veshur një bluze festive me reperin. Duke postuar në Instagram Story të shtunën, stilistja magjepsi me sharmin e saj teksa pozonte me pulovër për fansat e saj. Pjesa e sipërme blu ishte e mbuluar me flokë të bardhë bore dhe kishte një imazh të madh të yllit të muzikës në pjesën e përparme të veshur me një kapele të Babagjyshit.

Kapela kuq e bardhë kishte mbi të fjalën ‘Yeezy’ që është ajo që ai e quan veten. Victoria dukej rrëzëllitëse si zakonisht me një grim natyral të bukur dhe mbante flokët e saj brune me valëzime të lirshme mbi supe. Kujtojmë, se në fillim të kësaj jave bukuroshja dukej e përsosur teksa postoi në Instagram pasi kishte stiluar flokët.

Gruaja e futbollistit David ekspozoi belin e saj të hollë në një fustan jeshil prej 1000 paund, me stampa me zinxhir argjendi dhe mëngë të gjata nga koleksioni i saj. Ndërkohë, një stilist përdori një kanaçe me llak flokësh për të mbajtur siç duhet flokët e mrekullueshëm të ish-anëtares të grupit “Spice Girls”.

Victoria së fundmi po ndihej festive teksa ndau foto me bashkëshortin David. Ish-këngëtarja realizoi pozën e saj me shenjën e paqes, teksa futbollisti tregoi bluzën e tij blu me një printim globi bore. Kujtojmë, se David Beckham mund t’i ketë bërë vetes një dhuratë mjaft të shtrenjtë për Krishtlindje, pasi raportet sugjerojnë se ai ka shpenzuar pothuajse 5 milionë paund në një varkë të re.