Lifestyle

Si të bëheni gati për Halloween në minutën e fundit!

Jemi në prag të Halloween-it dhe ju ende nuk e keni zgjedhur veshjen tuaj?! Mos u shqetësoni sepse në këtë artikull do të njiheni me disa ide shumë të thjeshta dhe frymëzuese që mund t’i realizoni nw vetëm pak minuta para se të fillojë festa.

Halloween-i është një festë e hapur dhe mund të marrë pjesë çdo person që ka dëshirë të bëjë diçka ndryshe nga eventet që jemi mësuar zakonisht. Nuk duhet lënë pa përmendur, që Halloween-i i ka tërhequr shumë shqiptarët, të cilët e festojnë çdo vit.

Tashmë Halloween është kthyer në listen e festave më të dëshiruara, ndërsa ju jeni në dilemë pë veshjen më të frikshme, ne kemi këtu idetë që ju duhen. Mos ngurroni të shfletoni galerinë me disa nga idetë më të thjeshta dhe më të bukura që keni parë deri më tani.

Kujtojmë se këtë vit festa e Halloween do të jetë në kushte më të kufizuara, për shkak të rrethanave që ka shkaktuar pandemia e Covid-19. Njerëzit do tu duhet të festojnë privatisht, më së shumti në shtëpi, gjithmonë duke ruajtur distancimin social dhe mbajtjen e maskave.