Alergjia është një reaksion imunitar ku shfaqet një kruarje e paparë. Ato flluska dinë të jenë të pakëndshme, pastaj fëmija e gërvisht dhe merr një infeksion dytësor, sidomos nëse dorën e ka në rërë. Fëmijët dhe personat që zakonisht kanë alergji, ekzemë, dermatit atopik, alergji ndaj ushqimit, janë më të prirur ndaj alergjive nga dielli.
Kur bëhet fjalë për skuqjen që shfaqet në lëkurë, mund të shfaqet disa minuta pas ekspozimit në diell, por edhe disa ditë më vonë. Është karakteristike se duken si puçrra të vogla, por zakonisht kthehen në flluska më vonë, zakonisht janë në pjesë të hapura të trupit, por ndonjëherë ndodh edhe aty ku janë rrobat e banjës.
Këto janë kryesisht reagime që janë thjesht të bezdisshme, por ka situata kur mund të jetë shumë e papërshtatshme dhe fëmija mund të jetë në një gjendje të përgjithshme të keqe, të ketë temperaturë, të ndihet i dobët, të ketë rënie të presionit të gjakut, që do të thotë një alergji e vërtetë ndaj rrezeve të diellit.
Situata është shumë më e mirë kur fëmija lyhet me një krem me faktor mbrojtës por ndonjëherë mund të ndodhë dhe të ketë reagim ndaj këtyre mjeteve kundër efekteve të diellit. Fëmija duhet mbrojtur me faktorin më të lartë të mundshëm. Për të vegjlit, faktori më i mirë është 50, kurse tek ata më të rritur nga 30 deri në 50. Ndonjëherë ndodh që fëmija të ketë reaksion alergjik, ai largohet nga rrezet e diellit, prindërit i vendosin krem kundër diellit, por sërish mund të ketë një reagim të fortë alergjik.
Ilaçe nga grupi i antihistaminikëve ka mbrojtje por duhet pasur parasysh që nëse fëmija ka pasur më parë një reagim të tillë, duhet filluar para se të shkojë në det, plazh, liqen. Këto ilaçe parandalojnë lëshimin e histamines që është baza e këtij reaksioni alergjik. Askush nuk e di saktësisht pse ndodh kjo alergji.
Mjekët thonë se ka edhe kremra me bazë antihistaminike, ndonëse mund të ndihmojnë edhe kompresat e ftohta apo dushi i ftohtë, për të reduktuar kruajtjen dhe zgjerimin e enëve të gjakut.
Kur një fëmijë ka zhvilluar tashmë një reaksion alergjik ndaj diellit, ai nuk duhet të vazhdojë të ekspozohet në diell. Nuk keni nevojë të aplikoni faktor mbrojtës në lëkurën e irrituar, fëmija duhet të jetë absolutisht jashtë diellit. Mund të jetë në hije, por duhet të mbani mend se rrezet e diellit reflektohen edhe kudo ku ka ujë.
Fëmija i cili ka alergji nga dielli, me siguri do ta ketë edhe vitin e radhës. Ekspertët shpjegojnë edhe masat parandaluese, përveç marrjes së antihistamines disa ditë para ekspozimit në diell.
Ushqimi që ka shumë kalcium, karotinë, vitaminë C kontribuon në faktin se reagimi është më i rrallë ose më i dobët. Duhet të shmangni pijet e gazuara, pijet me ngjyrë, ato ndonjëherë shkaktojnë alergji. Limonada freskon, por uji është baza.