Live From Tirana

Si u krijua shteti i Izraelit?! Alfred Cako: Ia bëri si nder familja mbretërore britanike…

BEST OF LIVE FROM TIRANA

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Alfred Cako. Ai ka folur më shumë për luftën Izrael-Iran, por dhe mundësinë për një Luftë të tretë Botërore. Sa rrezikon Shqipëria nga këto ngjarje?

Këta kërkojnë të prishin dhe Jordaninë, që e kanë futur tashmë nën sqetull dhe duan që të largojnë një pjesë të madhe të njerëzve nga këto territore dhe t’ia kalojnë Evropës, duke qenë se dhe Evropën e kanë mundur në Luftën e Dytë Botërore, pasi Izraeli është një shtet që i shërben ‘City of London’, që është qendra dhe truri i shtetit të Britanisë së Madhe, i cili ka dy komponente të fuqishme. Ka komponentin politik, që udhëhiqet nga kreu i shtetit, që është familja Windsor, familja mbretërore britanike, kurora britanike. Më përpara janë quajtur Sakskoburg, sepse kanë origjinë gjermanike. Dhe më vonë, që të mos kishin këtë tingullim me emër gjermanik, ata e kthyen në një emër britanik dhe e vunë familja Windsor. Dhe krahu tjetër i shqiponjës, City of London, është krahu financiar i drejtuar nga bankierët, kryesisht çifutë, por jo vetëm. Tek të gjithë bankierët, spikat familja e madhe Rothschild. Dhe krijimi i shtetit të Izraelit është një nder që ia bëri familjes Rothschild, kurora britanike, duke i thënë që ne kemi Britaninë, ti do marrësh Izraelin. Ishte pikërisht kjo familje që financoi dhe krijoi Izraelin. Izraeli në fillim u krijua me atë që quhet lëvizje sioniste. Njerëzit shpesh ngatërrojnë kuptimin e fjalës çifut dhe fjalës sionist dhe kuptimin e fjalës hebre. Janë tre gjëra të ndryshme.