Live From Tirana

Rama nuk reagoi për luftën Izrael-Iran, Alfred Cako: “Kryeminstër i ndërkombëtarëve, nuk ka b*thë…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Alfred Cako. Ai ka folur më shumë për luftën Izrael-Iran, por dhe mundësinë për një Luftë të tretë Botërore. Sa rrezikon Shqipëria nga këto ngjarje?

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me luftën Izreal-Iran, ndërsa kryeministri Rama jo. Si e shihni këtë?

Zakonisht në këto raste, presidenti është ai që mban këto linjat e gjeo-politikës. Rama mirë ka bërë që është treguar i kujdesshëm se e ka tepruar shumë me mbështetjen e Izrealit gjatë gjithë këtyre kohërave që Izreali ka bërë gjenocid mbi popullsitë arabe në Palestinë, në Siri, në Liban dhe së fundmi në Iran. Në këtë radhë ka bërë mirë që nuk ka reaguar, por ai nuk rri pa folur nëse ata ia kërkojnë. Sepse ai nuk është një kryeministër i shqiptarëve, por është një kryeministër i ndërkombëtarëve dhe vepron sipas agjendave kryesisht të sionistëve dhe të ‘city of London’. Nuk është një kryeministër me b*thë që të mbajë qëndrime të pavarura dhe në interes të shqiptarëve. Kështu ka qenë dhe kështu është. Është e vështirë që të jesh një kryeministër i fortë, por nuk është e pamundur. Ka njerëz që mund ta bëjnë pa u prishur dhe me ta dhe duke mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve.